Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Servete ELEZI
Prapë më sheh!
—————————
Ta grisa portretin me duar e dhëmbë
copash ta bëra të shkretin
me penel të mjegullës ,fytyrën ta mbulova
po për dreq ,ti prapë më sheh
përtej grisë buzëqesh, as do t’ia dish!
#
Ikje!
Ç’do ti nê jetën time
aty ,ku askush nuk qëndroi?
Ta lakmojnë njerëzit , jetën
harrimeve si hajdut ,ikin, shkojnë
me xeher spërkasin, kohën
duhmën e tradhëtisë pas, leshojnë!
#
Mos më fol!
Sot ,mos më fol
lëri premtimet, lutjet
sot jam duke të dashur, dhimbsur
veç të lutem ndjeji , puthjet!
#
Përqafuar nata!
Hëna ka përqafuar ,natën
zhurmat po flenë
unë ndezur kam , dritën
të ta përqafoj ,shpirtin!
#
Jo më!
I dashur
mos më kërko më
malli ka fjetur në mua, tash
gjatë e kam përkundur
në lotët e harresës
ta zgjosh, është e pamundur!
#
Qysh atëherë
Se di sa kohë ka kaluar
qysh atëherë
se di sa stuhi ,shpirtin trazuan
qysh atë ,pranverë
di se në kalë tè fuqishëm
u shndërrova
të mbart mallin me të cilin
viteve brodha
se di më ,kush jam?
as, ç’fuqi shpirtin më ,mban
as sa vite ikën , ngarkuar?
di,
se jam udhëtar/kalë
kërkoj ,një vend, për të zbarkuar,,,
pushtues do kthehem ,pastaj!
#
Dëgjo!
Më dëgjo këngën kur këndoj
brengosur t’mos jesh
letargjisë dimrit gjatë
dridhjen shpirtit le t’ja ndjesh!
Le të bjerë gjeth i verdhë
prej kësaj kohe të acartë
po s’pat dimër s’ka pranverë
pra, m’dëgjo këngën lule ngratë!
#
Tè kisha ngatë!
Ah të kisha ngatë
po frikë kam
prej syve të tu
shoh thyerjet e shkuara
bebëzave shkruar.
Ah të kisha ngatë
të të prek veç pak
po frikë kam dhe veten
se atë pak, dot se mas.
Ah të kisha ngatë
të të shtrëngoj veç pak!
/www.qendrapress.com/