Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Prena PRENDI

Imazhi yt

——————————

Nuk po më len kokë me ngri

Mos prezenca më ka copëtua

Ku jam unë ,më ngjitesh ti

Emrin di ,po s’muj me cilësua.

Ec e ec ,më ndjek nga pas

Zjarr në shpirt djeg si shpuzë

Sa t’kujtoj ,trishtimi ças

Ngrin ,buzëqeshja në buzë.

Dua shpesh ,të të harroj …

s’mundem e arsye ka

Fotografitë vështroj

Burimi,lotin nuk mba.

Ecin vitet,shpejt kalojnë

Imazhi yt më shumë ngjet

Të mira e këqija ,vijojnë

Mungesa jote ,zemrën pëlcet.

Pse,pse-të më prishin qetësinë

Largimi yt ,s’pjegim nuk ka

Ah,sikur të takoja perëndinë

Të më tregonte gjithçka.

Zemra nga zemra kur ndahet

Në botë e kahe të kundërta

Shpirtra dashurish kur çahen

Rrugët s’janë më të lumtura,

shpesh ,shtigje të humbura.

/www.qendrapress.com/