Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mimoza ÇOBO
NDIQ UDHËT,QË SHKEL NJË GRUA
——————————————————
Ndiq udhët,që shkel nëpër agime një grua,
të ndiesh flladin e paqes së dëshiruar,
fëshfërimën e fustanit,kur rrjedh gjer në eshtra,
tingullin e vesës,që rrokulliset në kreshta.
Ndiq udhët,që shkel buzëmbrëmjeve një grua,
të ndiesh avullin e buzës,që lë në krua,
kur rend si sorkadhja,shtegut të përgjumur,
të zgjojë yjësitë,kur bota në terr ka humbur.
Mos vdis,pa shkelur udhët,që shkel një grua,
pa u djegur mbi gjurmën,që hesht zjarrmuar,
pa e ndierë veten Krisht, mbi kryqin e hirit,
teksa të ngjall qumështi i trëndafilit të gjirit!
/www.qendrapress.com/