Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Eva Esat KACANJA
Lërmë të shkoj…
———————————
Lërmë të shkoj,
Tufës së egër të gazelave,
T’i shtohem,
Të gjakosem,
Përplasem,
Rrëzohem!
Lërmë të shkoj,
Qëndrimi dhemb shumë,
Ma plas kraharorin,
Si shkëmbi i afshtë,
nën pikën e ujit,
Si mungesa e thekshme e netëve pa gjumë,
Si toka që i trembet këmbës së të huajit,
Si fjala që s’thuhet,
E fryhet si lumë.
Lërmë të shkoj,
Ngjyrat janë përzier
në mijëra ylberë,
Jeshil edhe blu,
Stuhi e pranverë,
Dëshira që çmendin,
Marrosen në diej,
Etje,pangopësi,
Eter nëpër qiej.
Lërmë të shkoj,
Të shkoj,
sa jam Unë!
Çdo çast që qëndroj,
Qëndrimi dhemb shumë…!
/www.qendrapress.com/