Bloomberg: Turqia pritet të marrë komandën e forcave të NATO-s në Kosovë

                         Turqia pritet të marrë komandën e forcës së udhëhequr nga NATO në Kosovë në një rotacion të planifikuar këtë vjeshtë.Mediumi Bloomberg raporton, Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe brenda Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut pas SHBA-së, ka të ngjarë të marrë drejtimin e misionit të njohur si KFOR nga Italia në tetor, bazuar në burime nga zyrtarë turq. Dorëzimi raportohet se ishte planifikuar para shpërthimit të fundit të dhunës dhe zgjedhja e Turqisë ende nuk është finalizuar. Kujtojmë se me kërkesë të NATO-s, Turqia ka dislokuar një batalion në Kosovë pas protestave që lanë dhjetëra paqeruajtës të plagosur, duke kërcënuar një proces shumëvjeçar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në një moment kritik kur Bashkimi Evropian dhe aleatët e NATO-s janë të fokusuar në luftën e Rusisë në Ukrainë.