Në seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Prizrenit pos shumë kryetarëve foli edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj
Në seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Prizrenit,me rastin e 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,pos shumë kryetarëve të komunave të Kosovës dhe gjithë hapësirave kombëtare shqiptare i pranishëm ishte edhe edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, Hapjen e kësaj seance e bëri kryesuesja e Kuvendit Antigona Bytyçi, dhe kori i SHKA ‘’Agimi’’ e pas kësaj fjalën e përshëndetëse dhe të mirëseardhjes në këtë event kaq të rëndësishëm e mbajti kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,duke potencuar se kjo lidhje ishte më e fuqishmja lidhje dhe projekti ushtarak shqiptar pas atij të kohës së Skënderbeut .Në foltore Presidenti i Shqipërisë,me këtë rast edhe njëherë përshëndeti këtë përvjetor edhe njëherë tha se jemi me fat që të parët tanë, përveç gjuhës e kulturës na kanë trashëguar edhe miqësitë e vjetra e partnerë strategjikë të besueshëm, tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë. Jo çdo gjë ka qenë e lehtë por e ardhmja e kombit tonë do të jetë gjithnjë e më e begatë nëse ne luftojmë ndasitë dhe përçarjet mes vetes tonë, mes njëri tjetri, Republika e Kosovës është tash e dy vite dhe është në rrugë të mbarë, Të gjithë ne e kemi vizionin e tyre që ata na lanë , kemi edhe shmuçka të bëjmë por jam i sigurt bashke do ta arrijmë tha ai.
Kurse me këtë rast nën kryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi duke përshëndetur këtë përvjetor tha se më gëzon rrita e Prizrenit sepse unë isha ndër të parët pas luftë kur hyra dhe pash këtë qytet të bukur kurse rrita e përditshme më bënë shumë krenar jo vetëm mu por të gjithë shqiptarëve
Në emër të kryetarëve të komunave të Kosovës ka përshëndetur kryetari i Gjakovës Ardian Gjini i cili lavdëroi të parin e komunës së Prizrenit dhe tha se krerët e lidhjes ishin në Gjakovë kur morën vendim që kjo lidhje të mbahet në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve në Prizren
Derisa ne këtë seancë solle ka përshëndetur edhe kryetari i komunës të Tetovës Bilall Kasëmi i cili me këtë rast falënderoi presidentin dhe kryetarin Totaj
Pas përfundimit të seancës solemne të gjithë bashkërisht në këmbë shkuan deri tek kompleksi i Lidhjes së Prizrenit dhe vendosën lule në këtë kompleks kombëtar
——————————–