Kosova sot solemnisht në Prizren përkujtoi 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

         Në kompleksin Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , sot u bënë bashkë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ai i Shqipërisë Bajram Begaj ,kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeparlamentari Galuk Konjufca, ministra e deputet të Parlamentit të Kosovës dhe mysafirë nga gjithë hapësirat shqiptare, Pa intonimit të himnit kombëtar të pranishmit i ka përshëndetur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila me këtë rast tha se sot jemi mbledhur në vendin e përafrimit dhe përbashkimit kombëtar. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj sot e nderoi këtë manifestim bashkë me zonjën e e parë të Shqipërisë dhe para të pranishmëve tha se ne jemi pra përgjegjësisë për ta mbrojtur trashëgiminë kombëtare dhe ky është edhe mision i ynë. “Jemi me fat që të parët tanë, përveç gjuhës e kulturës na kanë trashëguar edhe miqësitë e vjetra e partnerë strategjikë të besueshëm, tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë. Jo çdo gjë ka qenë e lehtë por e ardhmja e kombit tonë do të jetë gjithnjë e më e begatë nëse ne luftojmë ndasitë dhe përçarjet mes vetes tonë, mes njëri tjetrit, nëse ne ruajmë boshtin tonë moral, nëse nuk harrojmë të shkuarën nëse e përçojmë te brezi i ri vlerat e atdhedashurisë dhe miqësisë, vlerat e paqes dhe unitetit”, ka theksuar Begaj .Derisa kryeministri Albin Kurti është shprehur se 10 qershori shënon ditën kur të gjithë shqiptarët, sikurse 145 vite më parë kthehen në qytetin historik të Prizrenit. Kurti ka theksuar se shqiptarët duke ruajtur lidhjet, ruajnë idealet dhe traditën e angazhimit të interesave të përbashkëta. Besnikërisht rreth Lidhjes, mund të avancojmë në rrugën tonë për forcimin politik të shteteve tona, bashkë me aleatët tanë, amerikanë dhe evropianë”, është shprehur Kurti. Për ta ruajtur lidhjen institucionale, jam edhe vetë këtu që ta ruajmë filozofinë e Lidhje tha Kurti.  Kurse referat për të gjeturat historike të LSHP ka mbajtur prof dr Durim Abdullahu, i cili me këtë rast solli edhe hulumtime të shumta që janë bërë sa i përket kësaj lidhje. Inserte Së fundi në këtë përvjetor ka folur prof dr Parim Kosova duke u fokusuar mbi punën arkivore dhe ekspozitën e hapur me rastin kësaj date të rëndësishme Inserte Pas kësaj është vizituar ekspozita dhe mediat edhe pse këmbëngulën të marrin një opinion nga kryeministri për asosacionin ai e anashkaloi atë pyetje duke folur edhe nëjhere për LSHP dhe pastaj tha se kemi një mysafirë arbresh.