Fryma poetike e së dielës me poeten; Albina CEKA

HANËS AMANET I LË ZEMREN!

________________________________

Sipër reve në një cep hane,

zemrën atje do t’rehatoj.

Se kjo jetë o plot me halle,

pa mëshirë ma copëtoj.

Sy e veshë o lartë në yje,

atje siper kam me i fshehë.

Shpirtin e afroj pranë diellit

e sigurtë ja lë ndorë qiellit.

Mish e eshtra ja fal malit,

le ti djegë o në vullkanë.

Për ty krejt i falem diellit,

t’më shkrijë e t’më bëj vajë.

Amanet hanës i le zemrën,

trashëgimi ty me ta lanë.

Vajë yjesh t’sjell prej qiellit,

të freskojë o trupin tendë.

Sy e veshë do i lë ndër yje,

amanet me të vrojtu ty.

Do të bahem e jotja hije,

kur me trup s’do jem aty.

/www.qendrapress.com/