Fryma poetike e së dielës me poeten;Lulëzime MALAJ

Tradhtia

——————

Ai shtyu gjithë’ inat derën

rrotulluese të lokalit “Argjend”!

Hyri, dhe pardesynë e flaku tej,

mbi një kolltuk u nder.

Nxitimthi, në një karrige këmbëgjatë

te banaku zuri vend,

dhe thirri:- Si gjithnjë,

whisky-n tim më shtjer, banakier!

Gotat radhë – radhë

i rrëkëllente përhumbur me fund,

buzën e rrudhur fshinte vazhdimisht

me të praptën e dorës,

Nervozuar mbi karrige,

sa andej – këndej u lëkund,

dhe as që i shkonte në mendje

t’i hedhte sytë orës.

Veç në mendje e tëmtha

i rehte papushim,

tradhëti e Ludovikës,

me shokun e tij më të mirë.

Shtjerë përsëri whisky – thërriste

– shtjerë miku im!

E di ç’ke?

Ma sill këtu shishen më mirë!

Rrëkëllente ashtu gurmazit

whisky-n e tij në tym,

sytë i shkreptinin

e ziente i tëri mllef e inat.

-Duhet të ikni tani!

– i fliste baristi – ndërsa ai e shtynte.

-Do ta mbyllim lokalin

-vazhdonte ai – eeej, vajti mesnatë’!

/www.qendrapress.com/