Fryma poetike e së dielës me poeten;Blertë Tmava VESELAJ

PA REPRIZË

——————————–

Çdo gjë mes nesh ishte e bukur

Madje ngjante një mrekulli

Disa thoshin ngjan në përralla

Kjo e jona dashuri.

Plot nostalgji nisnim ditët

Sikur me shekuj të mos ishim parë

Në krahët e njeri-tjetrit na zinte gjumi

Por prapë ndjenim aq shumë mall.

Koha ikte bashkë me erën

Ditët e netët pa i parë

Na mbanë gjallë dashuria

Fort me jetën për t`u përballë.

Dhe si një film pa reprizë

Jemi ne dhe s`ka të dytë

Regjisorë e skenaristë

Kemi zemrat edhe sytë.

Ndjenja jonë nuk përsëritet

Sikurse filmi i paxhiruar

Do të duan për ta parë

Ai mbetet thjesht i dëgjuar.

/www.qendrapress.com/