Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Bjondina AGOLLI
Pasuria.
————————-
Nga Shqipëria der nè botè
Jemi tè pasur sa me s’ka
Dy vènde na sjellin rrotull
Nè fund mbetemi fukara
Gremisim vitet pa i kuptuar
Kur kuptojmë jeta ka shkuar
Çfarë klugzioni nxorëm nder vite
Humbëm rinin se shijuam shtëpinë
Gjithë shqiptarèt themi kemi mençuri
Braktisim çdo gje për pak ardhmëri
Bëhemi me veten tè djallèzuar
Se kemi humbur dhe jo fituar
Kush diti dhe mendjen e menaxhoi
Nè Shqipëri m’bret mbeti dhe jetoi
Keq u fiksuam ne nèpèr emigrim
S’fituam gjë vetëm humbèm lumturin.
/www.qendrapress.com./