Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Suzana ALIMANI
BIR
Ne mbillnim statuja
dhe korrnim buste,
Bir
se kohet na rriten
me legjenda lufte.
Na ushqyen me urrejtjet
Bir,
si kaposhin e detit
qe do t’therej ne kapërcim vitesh.
Kush e di
ne c’faqe historie
koka jone do binte?!
Njè alarm zhurmues
na vunë ne mendje
dhe nje llambushke zjarrefiksi
ne udhën tone,
sa here stimulohej nje atak ajror.
Duhet t’i fiknim zemrat
Bir,
mendjet.
Nder bunkerë
t’i ndiznim qiri historie.
Ne mbillnim statuja
Bir,
korrnim buste
dhe groposnim ikona.
/www.qendrapress.com./