Libri “Erë dashurie” i gazetares  dhe shkrimtares nga Shqipëria, Era Çela, u mirëprit  bukur në  Prizren

   Të  enjten, në  hapësirat e  SHKA ’’Agimi’’ në  Prizren, në prani të një numri  të konsideruar intelektualësh nga Prizreni e Shqipëria  u promovua  Libri “Erë dashurie” e gazetares dhe  shkrimtares  nga Shqipëria. Kjo përmbledhje   poezish lirike  u vlerësua lartë nga studiuesit e letërsisë, duke  shprehur edhe  fjalë miradije se  vetë  dashurie është  një  ndjenjë  madhore  që  e ka njeriu si qenje  e kësaj  bote, Fillimisht para  të pranishmëve për librin në  fjalë  foli, Naime  Gjongecaj  anëtare e shoqërisë  civile nga  Tirana, duke  e vlerësuar  guximin e  Erës , si një  guxim artistik dhe  guxim intelektual. Derisa  kryetari i SBASHK-it  historiani Reshit Kushaj, duke  folur për librin ka  folur edhe  faktin se tashmë jemi një trung i përbashkët, Kurse  me  fjalë miradije ndau për poezitë  Erës Çela duke  lexuar një poezi të kësaj  autoreje. Emrije Krosi, kritike  letrare  nga  Tirana ,tha se autorja Çela në këtë libër vjen me një stil të veçantë të të shkruarit. Sipas saj, Çela është një krijuese që premton shumë.

Por, ajo  tha se  tashmë  ky libër nuk është  si librat që po shkruhet  në  sasi të shumta e me  cilësi  të pakta, por  është një libër me vlera  shumë.“Kjo është sfida e parë e gazetares Çela në poezi. Uroj, që në të ardhmen të kemi edhe libra të tjera “, tha ajo. Drejtori  i shtëpisë  botuese ‘’Fidani’’  Berat Batiu,  ka  folur  për poezitë e Era Çelës, janë në vetvete një biografi dhe një lojë ndjenjë e lartë  artistike  duke  folur edhe  për të tre  kapitujt e  librit në  fjalë. “Përmes poezive, Era Çela, në këtë libër shpalosë botën e brendshme të dashurisë”, tha Batiu. Ai para të pranishmëve ka analizuar disa nga poezitë e librit. Për librin kanë folur edhe ,Englantina Alliaj, gazetare  dhe një   kritike  e vlerësuar e artit  të poezisë. Ajo e cilësoi  si një  virtyt  dashurinë , duke  theksuar se kaq  bukur ka ditur, e ka  guxuar të   rendisë  poezitë e kësaj  përmbledhje  saqë  neve na mbetet  të  jemi  të  zhytur  thellë në  vargun e   koleges dhe mikes time, Ajo, pastaj nuk ka kursyer  edhe   fjalë  e  mirëkuptim  për   poezin e  Erës  si një  arritje  e re në poezin   tonë. Era Çela ,u lind në Librazhdë. Ka punuar gazetare e në shumë media në Shqipëri duke u   dalluar  për  korrektësi profesionalizëm e mbi të  gjitha për  atdhe dashuri. Në vitin 2014, ka botuar librin “Me sy nga Europa’’ ,kurse  ky është libri i dytë, Ajo në  fjalën e sajë  ka  theksuar se  është  e nderuar për  përurimin që po e bënë në Prizren, në  qytetin besëlidhjes  shqiptare Kurse për lbrin kanë  folur edhe  Prof Dr.  Kabashi, krijues nga  Shqipëria dhe  Mr. Psikologe   Zihnie  Gurmani./qendrapress,com/