Fryma poetike e së dielës me poeten;-Vera ABDYLI
Seç ma vuri rrethin
———————————–
Erë bliri në buqilla t’kasabasë
Ora e madhe e pirgut,
Hija e manit, puthi qiellin
Eh sikur t’isha lartë me plepin
zhurmon shpirti si n’verë
N’shetitore t’shoh një herë!
E këputura në bel,
E këputura n’fjalë,
Këmbët seç mi këputi,
Nisem e s’jame i gjallë!
Seç ma vuri rrethin,
Bota ime e praruara sy blu,
Shtrati I këngës dhe ulërimës
Nuk jame pas Ëndërrës ime,
Aty morri në thu…!
Belkëputura sy blu,
Më tha t’i sillem botës
N’supet e lodhura
I thyer kthehesh për t’u përgjëru!
E këputura në bel,
Shikimin shigjetë,
Jam valë e tërbuar, oqean i qetë
S’ka ilaç qe m’sheron shpirtin
Ty t’thash dritëro për neve, flakadan!
Ndrinë nuk djegë, s’vret,
Ecim e nuk më fletë,
Kot harrova, dritën ma fale,
Të t’falë moj një copë jetë?
/www.qendrapress.com/