Fryma poetike e së dielës me poetin;-Refki RESHITAJ
RRAPI I VJETER NË PRIZREN
——————————————-
Ky rrap i vjetër,në mes Prizreni
Sa shpesh më kujtohet dhe mua.
Për kujtimet e mira që kisha,
Por, dhe për ato që nuk i dua !
Ndër më të rëndësishmet
Është Takimi i të parëve të venit
Dihet,se krejt këtu afër
Është mbajtur Lidhja e Prizrenit !
Kujtimi i dytë,
ishte kur isha fare i ri.
Sepse në këtë vend,
për herë të parë rash në dashuri !
Nga një shikimi i një çapkënie,
Më zuri aq shumë meraku.
Vetëm ajo më sillej në mendje,
Tri netë nuk bëra gjum unë i ngrati !
Prandaj dhe tani, në moshën e shkuar.
Shpeshë vij këtë vend për t’a vizituar.
Janë dy kujtime që n’mendje më ruhen qartë:
Njëri nga histori e Kombit,e tjetri i dashurisë së zjarrtë !
/www.qendrapress.com/