Maliqi: Fundi i regjimeve arrogante ndoshta vonohet gjatë, por vjen bujshëm
Njohësi i politikës Agon Maliqi ka shkruar në Facebook, në lidhje me klimen e krijuar së fundmi, të cilën e ka “identifikuar” me slloganin “Historia fillon me ne!”
https://zeri.info/ads/inarticle.html Maliqi ka krahasuar këtë kohë, më fillimin e viteve të 90-ta, ku sipas tij një kastë intelektualësh ishtin arrogantë dhe diciplinues, gjithmonë në mbrojtje të Ibrahim Rugovës. Pastaj shpërthimi i UÇk-së sipas Maliqit ishte një fazë tjetër që shoqëria kosovare e përjetoi me të njejtën frymë, pra “Historia fillon me ne!”
.
Postimi i plotë:
https://zeri.info/inarticle.html “Historia fillon me ne!”
Në vitet 90, në ato pak media që ekzistonin, euforia e LDK-së si lëvizje popullore e prodhoi një kastë intelektualësh arrogantë dhe disciplinues që e mbronin Rugovën si hyjni dhe shpallnin tradhëtarë në të gjitha anët. Askush nuk kishte të drejtë të fliste sepse LDK-ja i kishte fituar 90%. “Historia fillon me ne!” U desh të dilte UÇK-ja që të dilte në sipërfaqe akumulimi i ndrydhur i frustrimeve nga politika skajshmërisht pacifiste së cilës i kishte skaduar afati. Historia më pas u bë dikush tjetër. Me dhunë.
Pas luftës, për propaganduesit e mitologjisë së re, lufta çlirimtare ishte fillimi i historisë. “Haram ju qoftë gjaku i dëshmorëve” na u tha pas zgjedhjeve të para. Gjithçka që komunistët dhe rugovistët ndërtuan ishte tashmë e pavlerë. Eksponentët e tyre nuk mund të kishin kritika legjitime sepse vinin nga rryma kolaboracioniste dhe tradhëtare. Çdo gjë nga kaluara ishte për t’u harruar dhe riinterpretuar, qoftë edhe me dhunë. “Historia fillon me ne!” Derisa akumulimi i frustrimeve nga kjo arrogancë i çoi në humbje të thellë prej së cilës akoma nuk po këndellen.Tani është viti 2023 dhe jemi pranë riinterpretimit të tretë hegjemonik dhe revolucionar të historisë brenda jetës sime. Dhe regjimi i ri nuk ka mësuar asgjë nga paraardhësit. Intelektualët e vet arrogantë dhe disciplinues – apostujt e prijësit shpirtëror dhe mbrojtësit e moralit të revolucionit – kanë hapur gjyq publik ku japin certifikata integriteti dhe e delegjitimojmë dhe intimidojnë çdo zë bie ndesh me dogmën zyrtare. Duartokiten në masë nga turma e dehur në delir sovranist që i gëzohet mbylljes së mediave. Kritika që u vjen gjithsesi duhet të jetë nga rrymat e së kaluarës ku gjithçka ishte e errët. Përveçse është serbe është edhe kriminale. “Historia fillon me ne!”E nëse historia na ka mësuar diçka, atëherë na ka mësuar se fundi i regjimeve të tilla arrogante ndoshta vonohet gjatë – por kur vjen, vjen bujshëm!