Gjeneral Hisen Berisha, po qëndron në Kroaci me ftesën e Universitetit të Zagrebit për ligjëratë ‘’Roli i NATO-së në stabiletin e Evropës Juglindore’’
Deputeti i Parlamentit të Kosovës dhe anëtari i Komisionit për Siguri në kuadër të Parlamentit të Kosovës , Dhe njëri nga analistët e dalluar të sigurisë në Kosovë . Pra, gjeneral i betejave legjendare të Koshares Hisen Berisha, tani është duke qëndruar në Kroaci i cili është i ftuar i posaçëm i Universitetit të Zagrebit që po organizon lidhur me rolin e NATO-së në stabiletetin e Evropës juglindore, e ku Kroacia ka një rol të rëndësishëm edhe strategjik , por edhe rëndësi objektive për shkak të ngjarjeve dhe lëvizjeve strategjikë që po ndodhin në këtë pjesë të Evropës. Ndërhyrja e NATO-s, përkatësisht dislokimi i trupave paqeruajtëse të KFOR-it, 24 vjet më parë në Kosovë, nga ekspertë të çështjeve të sigurisë vlerësohet se ka krijuar stabilitet në Ballkanin Perëndimor e këtë në formë eksplicite shpesh e ka deklaruar gjeneral Hisen Berisha ..
Por, që sipas tij, Serbia vazhdon të paraqet ende rrezik, qoftë për shkak të afërsisë së saj politike e strategjike me Rusinë apo edhe për shkak të pretendimeve ndaj Kosovës mirëpo ai shpesh e ka analizuar edhe skenën aktuale politike në Kosovë .
Rreziku nga Serbia për destabilizimin të rajonit sipas Berishës që e ka shprehur publikisht, vjen pasi që kjo e fundit vazhdon të ketë tendenca territoriale ndaj vendeve fqinje, konkretisht edhe ndaj Kosovës. Prandaj, kjo ftesë i është bërë edhe për të kontribuar në këtë drejtim edhe nga përvojat e një eksperti.
Qëllim i këtij eventi është të analizohet roli që ka NATO, si organizatë regjionale dhe si një ndër organizatat ndërqeveritare më të rëndësishme në fushën e sigurisë sot në botë sa i përket stabilitetit të rajonit ne Evropën Juglindore , Kjo ftesë është edhe një meritë e politikës kosovare e sidomos me këtë rast opozitës konstruktive që ka Kosova. Jo në një rast por me anë të analizave për siguri gjeneral Berisha, shpesh ka potencuar rëndësinë e NATO-s si aktorë i marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe i shteteve anëtare me influencë në këtë organizatë, është dhe mbetet jetik për ruajtjen e paqes dhe sigurisë për Ballkan. Prandaj, kjo ftesë besojmë se do ët ndihmojë gjendjen aktuale ku gjendet Kosova. Po kështu gjeneral Berisha pritet që falë veprimtarëve dhe veteranëve shqiptarë të luftës në Kroaci, do të takojë edhe figura e ish luftëtarë shqiptarë e /pse jo edhe kroat/, që kanë dhënë kontribut ën Kroaci e në Kosovë gjatë luftës për liri./qendrapress.com/