Hoxhaj: Isha kandidat për Kryeministër, por fitoi populisti Albin Kurti – tash na ka futur në moçal.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se fitorja e Albin Kurtit, nuk ishte asgjë tjetër, veçse ‘fitore e populizmit’.Këto komente, Hoxhaj i bëri në debatin publik që po zhvillohet në Prishtinë mbi rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike.
Pjesë nga fjalimi:
Fitorja e zotit Kurti s’ka qenë tjetër asgjë veçse populizëm.Unë shtroj pyetjen tani, a është Kosova më e sigurt tani sesa ka qenë në vitin 2019. A ka Kosovan ë vitin 2023 më shumë aleatë, sesa ka pasë më 2021. A ka Kosova më shumë në vitin 2023 më shumë njohje e angazhimë ndërkombëtare se sa që më 2019, 2020. A jetojnë njerëzit më mirë, sesa që kanë jetu atëkohë. Të gjitha këto pyetje kanë përgjigjen fort negative. Ajo që do të duhej të bënim ne në Kosovë, është ta kemi një ballafaqim kritik dhe të sillemi në mnëyrë kritike me të gjitha temat që kemi, edhe në raport me veriun e vendit. Pyetja që duhet shtrohet nga Kosova është se si ta integrojmë komunitetin në veri të vendit, t’i zbatojmë ato obligime ndërkombëtare që kemi, të themelohet Asociacioni në përputhje me aktgjykimin e Kushtetueses dhe të mos lejojmë qe veriu t’i shërbejë Kurtit drejt një populizmi tjetër dhe të shkojmë drejt një situatë ku nuk e dimë se si do të përfundojmë. Besoj që në mënyrë të vetëdijshme edhe mediat edhe shoqëria civile edhe qytetarët duhet të jenë super të qartë në këtë temë, se është në interest ë Kosovës, që Kosova të ketë marrëdhënie me Serbinë dhe të kenë njohje të ndërsjellë. Mendoj që kjo do të kontribuonte në tejkalimin e këtij populizmi aktual që kemi sot në Kosovë. A mund të mbesin të pakënaqur me qëndrime të tilla ushtarët e shumtë elektronik në Kosovë, mund të mbesin të pakënaqur, atyre s’mund t’iu ndihmoj. Ashtu – ashtu s’ma kanë dhënë votën kur kam qenë kandidat për kryeministër, por votuan një populist që po kërcënon Kosovën brenda dhe jashtë dhe unë mendoj se debati kryesor që duhet ta kemi tani, është a duam të lëvizim në një parametër të ri politik, apo të ngelemi në moçalin politik ku jemi futur në këto vitet e fundit.