Sherr për parking në Prizren, një 22-vjeçar dërgohet në spital – i dyshuari në arrati

           Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 22 vjeçar.Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje me lëndime të dukshme trupore dhe i njëjti ka marrë tretman mjekësor.Ndërkohë ai ka denoncuar në Polici, ku para hetuesve policorë ka dhënë dëshminë e tij lidhur me atë që ka ndodhur. Sipas tij, ka pasur një konflikt verbal me një person lidhur me parkingun e veturave, e më pas ky i fundit e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Madje, bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari ka ekspozuar edhe armën e zjarrit që kishte me vete. Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.