Shqiptarët kanë “hequr dorë vullnetarisht nga sovraniteti” –Shkruan; Preng Çuni
Ata e kanë “zëvendësuar” nacionalizmin me proamerikanizëm.
“Kosova nuk mund të qëndrojë asnjë ditë shtet, nqs do të largohet KFORi, rreken që te na krijojnë psikologjinë e pacifizmit disa “analistë e gazetaruc të kapur”.
Politikanë apo diplomatë të kafeneve perëndimore, dhe disa analistë e gazetarë të paguar “amplifikojnë rrezikun serb”.
Klasa politikë në Tiranë, Prishtinë e Shkup është “prodhuar nga inkubatorët” qarqeve antikombëtare shqiptare dhe si e tillë ajo është e detyruar që të “udhëheq vallën” ashtu siç I diktojnë.
Disa intelektual mjeranë dhe të “skllavëruar” shpirtërisht arrijnë deri atje sa te deklarojnë në TV dhe media se “janë të gatshëm që bëjnë edhe vetëvrasje, nëse ketë u a kërkon Amerika”.
Ky lloj vasaliteti intelektual është unik në llojin e vet te servilizmit dhe konformizmit ndaj të huajve.
Kjo frymë pacifizmi është vrastare për ndjenjat e identitetin kombëtar shqiptarë.
Jooo, more mjeranë, Kosova është “materie shqiptare” “Ajo” ka jetuar dhe do të jetojë “jashtë dhe pavarësisht ndërgjegjes shoviniste” te qarqeve antikombëtare shqiptare.
Kosova nuk është “tokë e askujt”, as një treve e cila mund të kthehet në “plaçkë tregu”, në shkëmbim te pazareve apo interesave gjeostrategjike të Fuqive te mëdha,
jo, ajo është pjesë e territorit te trungut Shqipërisë e cili është një ndër kombet e popujt me të vjetër në Ballkan dhe në Evropë.
Shqiptarët kanë vuajtur shumë dhe kanë “toleruar” mjaft, tani ka ardhur koha që të zgjohen dhe të ngrihen dhe të mos pranojnë më që të sakrifikohen në interes te qarqeve shoviniste.
Shqiptarë dolën të fundit nga shpërbërja e Jugosllavisë, këtij shteti hibrid I cili tregoj se “parcelat eksperimentale” te krijuara nga fuqitë e mëdha botrore, nuk mund te funksionojnë më.
Shqiptarët kishin ardhur deri tek “ndjenja e sakrifikimit kombëtare”, ndaj u ngritën në mbrojtje te ekzistencës ndaj shovinizmit e fashizmit serb.
Shqiptarët krijuan “njësitë guerile dhe me vonë UÇK, si formacion ushtarak në mbrojtje të jetës, duke I treguar gjithë botës se ata nuk do të mund të durojnë makinën ushtarake shtetërore serbe.
Bota I ka parë me syte e saj masakrat e fashizmit shtetrore serb, se si ata vranë gra, femijë të mitur, si maltrajtuan e shpërngulën me forcë nga trojet e tyre një milion banore.
Fuqitë e mëdha te kohës u vunë nën presion nga forcat intelektuale e progresiste dhe u detyruan qe të ndërhynin ushtarakisht për të shpëtuar këtë popull, por edhe për të mbrojtur një konflagracion të përmasave te paparashikuara në Ballkan.
Ka sot mjaft “pacifiste te cilët e absolutizojnë dhe e fetishizojnë, ndërhyrjen e NATOs e udhëhequr nga SHBA, duke mos e kuptuar faktin se “lufta është Politikë” se ajo “klasë që udhëheq vendin, ajo udhëheq edhe luftën”.
Shqiptarët u a dinë për nder forcave progresiste qe në ato momente vendimtare ndërmorën veprimin e duhur, për te shpëtuar nga shpërngulja masive e një populli, por për hir te se vertetes “ato” nuk mundet që ta “shesin lirë apo ta dhurojnë” sovranitetin e tyre, nga një shtet tek tjetri.
Shqiptarë kanë treguar “tolerancë të jashtëzakonshme” se pranuan që të “nënshkruajnë në letër te bardhë” çfarëdo që u diktonin “partneret strategjike”.
Shqiptarët për hir të paqes, pranuan “kompromisin e pajustifikuar” te faljes se institucioneve te kultit, kishave e manastire të cilat janë trashëgimi e vlerave të identitetit kombëtar.
Shqiptarët për hir të paqes, pranuan çarmatosjen e UÇK, pa u vendosur se kush ishte pala humbëse e cila do të duhej që të kërkonte falje për masakrat e kryera.
Shqiptaret u treguan tolerantë dhe kërkuan që të ndërtonin një “shtet multientik”, edhe pse agresoret nuk kishin treguar akoma se ku I kishin zhdukur rreth 2000 civile, dhe as nuk kishin treguar falje për to.
Shqiptarët pranuan gjithçka qe na diktonin “partneret strategjike”, edhe pse akoma Mitrovica vijonte te ishte e ndarë.
Megjithëse mbi 12000 shqiptare u detyruan që te shpërnguleshin nga shtëpitë e tyre në Mitrovicën e veriut, qeveria e Kosovës heshti për të mos “krijuar tensione”.
Qeveria e Kosovës u “pajtua” edhe me ngritjen e gjykatës ndërkombëtare për ndëshkuar krimet e luftës pas 15 viteve, nderkoheqe klasa politike, heshti dhë pranoj dorëzimin në Hagë te gjithë udhëheqjes se UÇKse, një rast unik dhe I paprecedent në botë.
Shqiptarët për hir te paqes dhe pajtimit tregoj tolerancë tejskajshme ndaj agresorëve serb, duke krijuar klimë bashkëveprimi e bashkëpunimi.
Edhe kur forcat vandale serbe te sponsorizuara nga Beogradi vijonin kontrabandën në kufi, dhe ushtronin presion ndaj popullsisë vendase, shqiptaret e Kosovës heshtin por të mos “agravuar miqësinë me partneret strategjike”.
Por deri kur ?
A ka ndonjë kufi kjo tolerancë ?
A mos vallë shqiptaret janë detyruan gjithmonë te jetojnë nën presion, diktat dhe te poshtëruar ngatjerët ?
Athere përse u bë gjithë kjo sakrificë ?
Për te kaluar nga një diktat, presion e ushtrimit dhune nga njeri tek tjetri ?
Çfarë kuptimi ka kjo gjë dhe për çarë bëhet ?
Për të vijuar që të përmbushën akoma orekset shoviniste serbe ?
Kosova do të vijojë që të jete një “shtet me sovranitet falls”, një “demokraci e kufizuar dhe e monitoruar”, “parcele eksperimentale e fuqive të mëdha” ?
Përse fuqitë e mëdha nuk janë të interesuara që ra zgjidhin përfundimisht Çështjen Shqiptare ?
Përse kanë vendosur si kusht ndalimin e Referendumit si një drejte themelore e një populli ?
Përse kanë ndaluar Bashkimin Kombëtar ?
Pse shqiptaret e kërkojnë Ballkanin ?
Shqiptarët qe nuk kanë as ushtri as armatim ?
Përse kërcënohet kryeministri Kosovës Albin Kurti ?
Zotërinj nqs je jeni vërtetë miq tanë, na ndihmoni, na përkrahni dhe na mbështetni për zgjidhjen e çështjes tonë kombëtare.
Përndryshe nqs jeni miq të rremë dhe keni veç interesat tuaja,
Atëherë në Djall shkofshi, s’ka çfarë na duhet një miqësi e rreme.