E mërkura poetike me poeten;-Fatime KALIMASHI
ÇAPKËNIA IME
——————————-
Moj çapkëne të marrtë djalli
Ç’më pushtove me ata sy
Po ç’më bëre moj zanë mali
Që kaq shumë ta kam zili
Ti magjistare më përvetësove
Më humbe diku në largësi
Si për inat më dashurove
Pa gjurmë më fshehe në brendësi
Sa të uroja sa të lakmoja
Çapkënia ime e llastuar
Sa shumë zemrën ma rrëmbeve
Hiç pa më thënë e pa më kallëzuar
/www.qendrapress.com/