Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ
AJO ENDE E PRET KTHIMIN
———————————–
Njëherë i ranë udhët
përskaj kulle
egërsisht
e furtunë,
ato hyn brenda
pa e pyetur fare
i grabitën të birin
dhunshëm
pa dëshirën e saj
tek porta
i mbeti guri
dhe silueta e saj
e kërrusur mbi
të birin që ia morën
kush e di se ku e shpien
udhëve të botës
nga ajo ditë
syri i nënës lotin se pushoi,
pikat e lotit
që ranë mbi
copë copë e bënë edhe gurin
zemra e copëtuar e nënës
ende nëpër dekada
pret kthimin
e birit të saj.
2023
/www.qendrapress.com/