Fryma poetike e së dielës me poetin;-Ibrahim SKENDERI
E N G J Ë L L U S H Ë
(Humanistes Violeta Ramadani,Kanadë)
Engjëllushë
Buzëqeshja që na falshe
Tu ngri në buzë
Mëngjesin e 16 qershorit
Në Zabel të Kukësit
Ditën kur rindezëm traktorët
Plaçka e vaje mbushur
Neve lot gëzimi na pikonin
Për kthimin në atdhe
Po Ti, Ti ç’lot derdhje
Se rrëshqite në baltë
Duke na lutur
Të mos ngutemi …
Se ndjeje dhembje për ne
Apo, edhe ti gëzoje
Kthimin tonë Engjëllushë
Ti
Që në vend të fëmijëve tu
Përtej oqeanit
Na gëzoje ne
Ti
Që për dy muaj ndave
Dhembjen e mirësinë
Me ne
Zoti të bekoftë Violetë!
Kukës-Brrut
16 qershor 1999
/www.qendrapress.com/