Fryma poetike e së dielës me poeten;-Angjelina MARKU
KË DOJA …?
——————————-
Vetëm një kohë
Ne ishim poetë
Vetëm një kohë
U bëmë dhe këngëtarë
Vetëm një kohë
Në zemrën time
Mbretëroi dashuria
E jeta shkëlqeu
Në miliona llambadarë
Sot pa ty jam
Poete e dështuar
Violinë e thyer
Valltare e hutuar
Qiell pa diell
Det i trazuar
Nimfë mali
Pre e gjahtarëve të këqij
Unë që kurrë s’e kuptova
Nëse më shumë e doja Zotin
shpirtin tim apo ty?
/www.qendrapress.com/