Fryma poetike e së dielës me poeten;-Hidajete HASANI
Ëndrra
————————-
Sa herë ti nuk je këtu
Dielli ik e vin ret
Unë bëhem me ëndrrën
Shoqe e vërtet
Ikim e ikim
Në pyllin e blertë
Aty hijet e qiparisave
Na bëjnë roje
E në pushtimin e mallit
Ëndrra më fletë…
Zgjohu mike
Mos ke frik
Mallin do e mund
Dashuria.
Qesha fort sa
E tremba pyllin
E se dashuria e vërtet
E mund edhe
Ëndrrën.
Edhe syrin
Edhe pyllin
Dhe të gjitha
i bënë jetë.
6.04.2023
H.H.
/www.qendrapress.com/