Mot i ngrohtë, temperaturat deri në 29 gradë

                  Mot i qëndrueshëm parashihet për ditën e martë, i dominuar më shumë nga kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.  Pasdite do të ketë edhe zhvillime të vansirave lokale, po me pak mundësi për ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, e ato maksimale shkojnë deri në 27C e 29C, njofton Prishtina Weather.Kushtet për rrebeshe e bubullima pritet të kthehen sërish pasditen e së mërkurës, me kalimin e një fronti nga vendi ynë.  Reshjet mund të vazhdojnë orëve të para të ditës së enjte. Më pas parashihet një periudhë e motit të qëndrueshëm ditën e premtë dhe të shtunë, me më shumë kthjellime. Temperaturat zbresin edhe deri në 22C ditën e mërkurë, e më pas shënojnë rritje deri në 27C në fundjavë.