Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Agim DESKU
DY MIJË VJET JAM SHQIPËRI
—————————————–
Dymijë vjet para Krishti
Isha liri
Isha Evropë
Isha Shqipëri
Isha shqipe mali
Isha Çamëri.
Denbabaden
Në këtë tokë
Isha vetë zot
E Kastriot.
Po,isha Iliri
Me shall të bardhë
E plis në ballë
Se jam shqiptar.
Në këtë tokë
Në Iliri
Dikur isha mbretëri
Një trup i vetëm
Më shumë pavarësi.
Dymijë vjet para Krishti
Në çdo cep të atdheut
Isha shpata e Skëndërbeut.
Fole e shqipeve
E zana të rritës.
Në këtë tokë
Në Iliri
Isha emri më i bukur
Shqipëri.
Fjala më e dashur
Për liri
Fjala e secilës zemrës shqipe
Fjala Çamëri.
/www.qendrapress.com/