Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Elmira TAFA
Xhan hëne
————————-
Nga dritarja rri shikoj
dhe me hënën kuvendoj
e pyes për viset e mbanë
pyes për nënën e babanë
Xhan hënë as me thua
a gurgullon uji ne përrua
shtëpia ku unë jam rritur
malli peshë shpirtin ka ngritur
Ato lëndina edhe livadhe
ato djem vashat sorkadhe
me thuaj pra moj e uruar
vendi im a ka ndryshuar
Ato sorkaket me gurë
avllitë thurura me mure
uji burimit kur me freskon
e sa shume po na mungon
Xhan hënë me fol një fjale
qe mallin ta mbaj gjalle
mos me le kështu venitur
nga malli te jem zhuritur
/www.qendrapress.com/