Fryma poetike e së dielës me poeten;-Poetja BRUNNA

ZOTI PA ATDHE

————————

BY:Poetja Brunna

Botë e re, modë e re

Qiell pa identitet, zot pa atdhe

Dikur qielli, kishte një emër

Qiell i zotit, me shpirt e zemër.

Ishte syri blu i zotit

E qorroi dora e robotit

Ku janë yjet, pse nuk duken ?

Çfarë u bënë..që u zhdukën ?

Asnjë yll, nuk duket në qiell

Dielli atje ku dilte, më nuk del

Edhe dielli ka ndryshuar drejtimin

Ku kishte lindjen, tani ka perëndimin.

Ju prish qetësia edhe zotit

Është koha e robotit

Zot robot , zot torturash

Mund t’a quash,si të duash.

Është zoti i milionerëve

Zot i shkencëtarëve, i ordinerëve

Zot robot, pa shpirt dhe fe

Zoti i vërtetë, mbeti pa atdhe.

Qiell i zymtë, zagushi

Enden shpirtrat pa çati

S’kanë paqe, as në botën tjetër

Kërkojnë parajsën e tyre të vjetër.

Engjëjt si pulëbardhat përmbi retë

Qajnë për zotin e tyre të vërtetë

Ku është zoti mëshirëplotë?

Pse ka frikë nga zoti robot?

Ku mund të jetë fshehur vallë?

Mos është ngujuar nga roboti djall?

Botë e re, modë e re

Mbeti zoti pa atdhe.

E lanë qiellin, pa identitet

Zot i qiellit, u bënë vetë

O Zoti im, na ruaj nga zoti robot

Mos lejo, t’a shkatërrojë k’të bot!

(Bruna Softa)

/www.qendrapress.com/