Digjet një pikë statike e Policisë së Kosovës në veri, dalin pamjet

                     Një pikë statike  e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, se nuk ka pasur të lënduar, megjithatë ka pasur disa dëme materiale. Në momentin e sulmit policët nuk ndodheshin aty.

Më poshtë pamjet:

https://video.gjirafa.com/embed/356234100-700988961835381-1577803186306412893-n-mp4?autoplay=true&am=true Tensionet në veri të Kosovës janë shtuar që nga 26 maji, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat e komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.Ditët e fundit, autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në dhunën kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve që raportonin nga veriu. /Reporteri.net/