U mbajt debati Programi tre vjeçar për banim 2023/2025

   Sot në mjediset e  sallës së  asamblesë  komunale të  Prizrenit  nga  Drejtoria për Punë e Mirëqenie Sociale,  u  mbajt debati  me  qytetar  lidhur me  projektin- Programi tre vjeçar për banim 2023 /2025. Ku fillimisht or këtë   program dhe  lidhur me të drejtat e banimit  të pranishmit i njoftoi drejtori Edmond Hoxha, Ai  tha se banimi është e drejta  elementare dhe  fondamentale e  një shoqërie. Kurse për projektin në fjalë  sqarime  të mirëfillta dhe   sipas  rregullave  obligative dhe  nevojave të banimit  njoftoi drejtoresha për punë sociale  Kumrije Krasniqi, ajo  me këtë rast  ka potencuar  për  të  gjithë  nevojat dhe  natyrisht  të drejta  se kush  duhet dhe kush mundet të jetë përfitues  nga ky program.

 Derisa me këtë rast  zonja Fatime  Shkreta  dhe Melije Mehmeti kanë paraqitur  problemet e   veta  duke   njoftuar për gjendjen e tyre  reale si dhe për nevojat që kanë  këto si familje, E para  edhe si familje e  shoqatave të dala nga lufta.

Ne seancën e  fundit  është  votuar edhe rregullorja  për  pagesat e  qerave për familjet  me  gjendje të rëndë  ekonomike dhe  ato nevojtare /Rtv Besa/