Ish presidenti amerikan Clinton thotë: Radikalët serbë po e paralizojnë përparimin e rajonit
Tashmë gazetat ndërkombëtare si“Financial Times”, i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Pjesë e këtij teksti ishte edhe Bill Clinton, i cili tha se serbët radikalë po e radikalizojnë përparimin e rajonit në Ballkanin Perëndimor.
“Serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparim në rajon”, ka thënë ish-presidenti amerikan.
Klinton u shpreh se kjo nuk i shërben demokracisë në rajon.
“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje”, ka thënë Klinton.
“Dhe po i mban vendet jo vetëm në një ngërç, por i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese”, ka vijuar ai.
Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Clinton kishte thënë se serbët e veriut të Kosovës kanë gabuar duke mos marrë pjesë në zgjedhje komunale.