Komuna e Prizrenit vazhdon ndërtimin e infrastrukturës në fshatin  Billushë

                          Në fshatin Billushë po vazhdon ndërtimi i infrastrukturës – është bërë shtrimi i rrjetit të kanalizimit fekal (700m), ndërsa, janë duke u shtruar 9 akse rrugore me kubëza betoni që do të ndikojnë në mirëqenien e banorëve dhe lëvizjen e tyre të përditshme pa pengesa.  Secili vendbanim i Komunës së Prizrenit meriton të gëzoj infrastrukturë moderne dhe ky trend i zhvillimit të punimeve do të vazhdoj në të gjitha zonat, sipas nevojës e mundësive buxhetore. Kështu njofton kryetari i komunës  Shaqir Totaj në fb.