Një vajzë sulmoi fizikisht babain e saj në Prizen

                    Një grua është arrestuar në Prizren pasi që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babin e saj, raporton Policia e Kosovës. Sipas Policisë, deri tek sulmi erdhi pas një mosmarrëveshje që kanë pasur. Pas intervistimit me vendim te prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. “Prizren 08.07.2023 – 08:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babanë e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim te prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK.