Një i dyshuar kanos vëllain, i sekuestrohet një armë Prizren,

   Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Vesel Gashi, njofton se  me  11.07.2023, në ora 23:25, në fshatin Vraniç, të  Suharekës, i dyshuari së bashku me viktimën (vëllain e tij) në prani të dëshmitarit (babait të tyre) ishin fjalosur rreth telekomandës së televizorit dhe kanalit të tyre të preferuar, ku pas kësaj i dyshuari ngritët dhe shkon në dhomën e tij, merr revolen, për të cilën posedon leje, dhe del në oborr afërisht rreth 10 m. larg dhe gjuan një herë në drejtim të qiellit. Me këtë veprim viktima është ndier i kanosur nga i dyshuari. Është raportuar policia të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe janë marr me rastin. Në vend ngjarje janë konfiskuar Revolja, prodhim Arex, kal.9×19 mm, , e cila posedon leje në emrin e të dyshuarit, një gëzhojë, një plumb dhe dy karikator të zbrazët të kësaj revole. Është kontaktuar Prokurori kujdestar i Shtetit, me urdhër të tij i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.njofton zëdhënësi Gashi.