Musliu: Albin Kurti është i etur për gjak, s’mujti në veri përmes policisë, dhunën po do me e pru në Kuvend
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duke folur për dhunën e përdorur sot në Kuvendin e Kosovës, tha se Kryeministri Albin Kurti ka dashur “që sot dikush të shkojë edhe në gjakderdhje”.Sipas Musliut, Kurti është “i etur” për gjak, duke thënë se dhunën po do ta sjellë në Kuvendin e Kosovës, . “Albin Kurti ka dashtë që sot aty dikush me shku edhe në gjakderdhje. Sepse Albin Kurti është i etur për gjak. Nuk mujti me ba në veri përmes policisë, tash dhunën do me e pru prapë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, edhe këto pamje dhe çkado që inskenon Albin Kurti nuk ka me mujt me hjek vëmendjen prej maskaradës edhe megaskandalit që e ka shkaktu me Radojiçqin në veri të Kosovës. Sot i kanë tërhjek Policinë atje dhe i kanë pru i kanë pozicionu në sallë të Kuvendit për t’u përballur me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhje kjo është e pafalshme”, ka deklaruar Musliu në Pressing të T7. Për dhunën e përdorur sot, Musliu tha se është incident vërtetë i rëndë, por se me të rënda kanë qenë skenat me gaz lotsjellës.“Vërtet është një incident shumë i randë sot se s’ka më rëndë se kur zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati godasin deputetët. I kemi pranu sharjet dhe fyerjet deri sot. Sot na kanë godit me grushte e me ujë e gjithçka cka kanë pasur përpara dhe vërtet është incident i rëndë, por nuk është incident ma i randë se gazi lotsjellës dhe skenat e dhunës që i kemi pa ne në Kuvendin e Republikës së Kosovës..Unë e di se çka janë në gjendje me ba këta”, tha Musliu./Reporteri.net