Haradinaj: Qeveria po na ngul thikën pas shpine, aty ku na dhemb më së shumti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës së krijuar dje në Kuvendin e Kosovës.Ai tha se ngjarjet e djeshme janë alarm që situata mund të përshkallëzohet edhe jashtë Kuvendit. Në një postim në “Facebook”, ai konsideruar se zbardhja e përgjimeve në mes të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, janë thikë pas shpine. “Kosova nuk mund të qëndrojë e qetë, në kohën kur Qeveria e vendit, na e ngulë thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në lidhjen më të shenjtë të Kosovës, me NATO-n, Amerikën dhe me kategoritë e lirisë”, ka shkruar ai.