Deliu: Qeveria u koordinua me Radojiçiqin për t’i përjashtuar veteranët nga paga minimale
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka folur rreth rrahjes së djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe ligjet e projektligjet e votuara nga ana e qeverisë.Në një konferencë për media Deliu ka thënë situata e krijuar dje ka sipas saj ka qenë nga provokimet e Qeverisë.“E në këtë rast qeveria ka marrë disa vendime skandaloze, ku dy prej të cilave, dy projektligje, kanë cenuar rëndë luftën tonë për liri. Mbrëmë Qeveria Kurti, ose më mirë të them Qeveria “Zdravo”, është koordinuar me Radojiciqin dhe Listën Serbe për të përjashtuar veteranët prej pagës minimale”, tha ajo. Po ashtu ajo ka folur edhe për miratimin e projektligjeve gjatë ditës së djeshme.“Ne për cdo vit e festojmë 12 qershorin si datën e clirimit të vendit, ku në Kosovë ka hyrë NATO dhe Kombet e Bashkuara. Pra, që nga ajo ditë, nuk ka pasur luftë e as krime të cilat mund t’i përvishen UCK-së, sic ka pretenduar përherë Serbia e tash fatkeqësisht edhe qeveria e Albin Kurtit”.“Ky vendim për themelimin e këtij instituti deri në dhjetor të vitit 2000 është zbatim i kërkesave të përhershme që i ka pasur Serbia, e cila ka dërguar me mijëra dokumente, flasifikime, fabrikime dhe pretendime kundër UCK-së në Hagë”, shtoi Deliu. Sipas saj ky vendim ka forcuar akuzat kundër UÇK-së.“Dhe, përmes kalimit të këtij ligji, qeveria po që i ka forcuar këto akuza kundër UCK-së. Se këtu ka një akomodim dhe amnisti të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, tash kjo është mjaft e qartë të gjithë asaj që i kemi dëgjuar nga përgjimet, të cilat na kanë shpërfaqur se me kë koordinohet Kusari – Lila” ”, tha Deliu./Arbresh.info/