Remi në Hagë: Thaçi na bindi ta pranojmë marrëveshjen e Rambujesë, kjo solli lirinë e Kosovës
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, po intervistohet nga mbrojtja e Hashim Thaçit, në ditën e katërt të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale.Funksionimi i UÇK-së në atë zonë, takimet me Shtabin e Përgjithshëm si dhe marrëveshja e Rambujesë ishin çështjet për të cilat avokati Luka Misetiq shtroi pyetje për dëshmitarin në pjesën e parë të seancës.Ish-komandant Remi tha se për pranimin e marrëveshjes së Rambujesë ishin bindur nga Hashim Thaçi.“Zoti Hashim Thaçi tanimë ishte shef i delegacionet të Rambujesë dhe ka bërë gjithçka me na bind, nuk mund kthehem prap dhe të di krejt çka, por e di që ka arritur me na bind një nga një, e kemi ditur se jemi takuar me njerëzit me të fuqishëm të globit, kemi pasur siguri se ai po kontakton me njerëz të rëndësishëm dhe nuk kemi mundur me i ikë besimit që na ka jep në atë kohë. Unë kam qenë skeptik derisa ka filluar bombardimi i NATO-s mirëpo jam pajtuar”, tha ai.