Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Ilir Avdullahun
Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Ilir Avdullahut.Pas 16 viteve kërkim, Policia e Kosovës e ka arrestuar, Ilir Abdullahun i njohur me nofkën “Liza”. Ai dyshohet për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës në vitin 2007. – vrasje që atë kohë kishte tronditur Prishtinën dhe Kosovën.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet I.A. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.A. në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B, F. A, Rr.A, si grup i organizuar nga i pandehuri E.S, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, me dashje që të privojnë nga jeta T.R, për shkak se i njëjti, më parë në lokalin “Swiss Casino” në Prishtinë, e kishte rrahur E.S.Me këtë në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ”Vrasje e rëndë” nga neni 147 paragrafi 1 nën paragrafi 3 dhe 9 lidhur me nenin 23 të KPPK-së (Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës)./Arbresh.info/