Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes nga temperaturat e larta

                                   Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.MSH thotë se, duke u ekspozuar në diell mund të pësojmë goditje nga vapa që shkakton dehidrim të organizmit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale (dëmtim i veshkëve). Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C janë: Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00. Kujdesi gjatë temperaturave të larta:

Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar;

Vishni veshje të lehta dhe të gjera;

Bëni dush të freskët;

Pini shumë ujë;

Shmangni pijet me sheqer, alkoolike dhe me kafeinë;

Mbani shtëpinë tuaj të freskët:

Hapni dritaret natën;