Vapa e  madhe  shton numrin pacientëve  në  Prizren në  QKMF dhe objekte të shëndetit parësor.

Vapa e  madhe, që po mbretëron këtyre ditëve  sipas  drejtorit  të  QKMF në  Prizren dr Xhevat Elezkurtaj  ka  shtuar numrin pacientëve  në  Prizren në  QKMF dhe objekte e shëndetit parësor, por  jo  ndonjë numër të madh, i  pohon se goditja nga dielli, dehidratimi dhe rënia e imunitetit janë vetëm disa prej problemeve të shumta që vijnë si pasojë e temperaturave të larta që po na shoqërojnë ditët e fundit.

 Sipas  drejtori Elezkurtaj  grupmosha që ndesh më shumë probleme gjatë kësaj periudhe janë të vegjlit dhe të moshuarit. Për të përballuar vapën ekstreme të ditëve të fundit rekomandohet sa më shumë konsumimi i ujit dhe lëngjeve dhe qëndrimi në ambiente të freskëta.

Mirëpo ai me këtë rast  pohon se në 44 objekte t[ shëndetit parësor të  komunës së Prizrenit   ne  brenda  vite  kryejmë deri në 1 milion  vizita duke  ofruar   ndihmë mjekësore  për  mbi 60 mijë  persona .Prandaj  mund të  them se  Prizreni prijmë sa i përket  shërbimeve parësore shëndetësore  tha ai për Rtv Besa