Çaste poetike  me; GERMAIN DROOGENBROODT-Përkthyer nga;Irma KURTI

E padeshifrueshme

 * * * ** * * * * *

Në një fletë të padeshifrueshme

ëndrra ndonjëherë

shkruan fjalë

që as jeta

dhe as ëndrra

s’munden t’i deshifrojnë

ashtu si disa fjalë

që shekuj më parë

të gdhendura në gur

as koha vetë

që është e padeshifrueshme

nuk mund t’i deshifrojë.

Përktheu në shqip: IRMA KURTI