Nesër AAK-ja e dorëzon në Kushtetuese ligjin e pagës minimale
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) nesër do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pagën minimale.Kështu ka njoftuar ky subjekt politik përmes një komunikate.“Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale”, thuhet në njoftimin e AAK-së.Pas dorëzimit Tahiri do t’i drejtohet mediave lidhur me lëndën dhe kërkesën e AAK-së.Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar ka miratuar Ligjin për pagën minimale me 60 vota për, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Ligj që parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto.Kujtojmë se sot gjatë ditës Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë të njëjtin veprim