Kryetari Totaj sot, u nënshkroi 150 kontrata për bursa të studentëve.

  Ne sallën e   Asamblesë Komunale të  Prizrenit sot, drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj dhe stafi i kësaj drejtorie  bashkë me të parin e komunës  së Prizrenit Shaqir Total  ndanë  vendimet e nënshkruara   për bursa 150 studentë të  Prizrenit. Fillimisht drejtoresha e arsimit  tregoi se  ishin vetëm 70 bursa  me vlerë  prej 500 euro, ne  bashkë  me kryetarin Totaj  këtë numër e rritëm në 150 bursa  dhe po kështu e rritëm edhe vlerën e   bursave në 700 euro.

Kryetari  Totaj,  duke  përshëndetur  studentët e pranishëm dhe  duke uruar të gjithë  këta  për suksese  në  studime  kryetari Totaj, tha se  edhe pse  të gjithë meritat mi adresojë   drejtoresha  Luljetë, unë megjithatë po them se kjo  është meritë e jona e përbashkët   sepse që të  gjithë  bashkërisht  kemi marrë   qëllim parësor  që juve  të  ju krijojmë sadopak kushte më të mira studimi tha  kryetari Totaj.

Kurse në emër të  studentëve  përfitues të bursës   falënderoi studentja e  gjuhës  gjermane  Nita Berisha e cila  tha se  dua  të  falënderojë  drejtorin e arsimit kryetarin Total  për ndihmën që po  na  japin neve si studentë,

Kryetari  Totaj vetëm simbolikisht  i nënshkroi pesë  kontrata  për studentë pastaj  për studentët prezentë  u ndanë  kontratat e nënshkruara.  /Rtv Besa/