Bajrami për pagën minimale: Ministria e Financave është dashur të gjejë pajtueshmëri me veteranët
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ka disa shkelje që janë bërë me procedimin e Ligjit për Pagën Minimale.Ajo vlerëson se para kësaj Ministri i Financave është dashur që të konsultohej me partnerët ekonomikë dhe sociale, sindikatat, odat ekonomike por edhe kategori të tjera, gjë që sipas saj nuk ka ndodhur.“Është vendosur në mënyrë ‘ad-hoc’ ku për 14 muaj ka qëndruar në Komisionin për Buxhet dhe Financa. Ai nivel i pagës ka ardhur në atë kohë dhe tash kaloi në seancën e 13 korriku. Nuk është marrë për bazë norma e inflacionit”, është shprehur Bajrami në emisionin e ekonomisë, në Klan Kosova.“Kemi kërkuar nga fillimi që për caktimin e pagës minimale dhe për secilën politikë tjerr të ketë konsultim publik, bashkërendim, ashtu siç kërkon legjislacioni. Ministria e Financave është dashur të gjejë pajtueshmëri edhe me përfaqësuesit e veteranëve”, është shprehur ajo, duke folur për kontestimin e ligjit dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese.Bajrami më tej, duke folur për miratimin në parim të Fondit Sovran është shprehur se ky fond nuk do të zgjidhë asnjë problem ekonomik.