A do t’i pengojnë deputetët të futen në Kuvend? Flet kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve

                        Shoqatat e dala nga lufta do të mblidhen nesër në një takim për të vendosur se si do të veprojnë, pas dërgimit të Ligjit për caktimin e Pagës Minimale në Gjykatën Kushtetuese.Kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë për IndeksOnline se nesër kanë takim në ora 11;00 dhe pastaj do të dalin me njoftim se si do të vendosin.“Ne kemi thënë se qëndrimet edhe vendimet tona do të jenë edhe në aspektin ligjor, por edhe protestues, nesër të shohim. Kanë ndodhë disa zhvillime. Konsultohemi në tri organizatat dhe pastaj iu njoftojmë”, ka thënë Jashari.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dërguar për interpretim Ligjin për Pagën Minimale në të cilin nuk janë përfshirë veteranët. Ndërsa, subjekti më i madh opozitar në vend, PDK e ka dërguar komplet seancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese, pasi vlerësojnë se seanca është mbajtur kundërligjshëm. Në këtë seancë, përveç, Ligjit për Pagën Minimale janë miratuar 9 ligje në lexim të dytë dhe disa në lexim të parë.Veteranët kanë paralajmëruar se nuk do t’i lejojnë të futen në Kuvend në ditët kur parashihet të mbahen seanca plenare.