Sonte, Shoqata IKKS  hapë Panairin e Librit të 15 –in me radhë  në Prizren

                     Sonte, në ambientet e  Sheshit të Lidhjes në Prizren, Shoqata IKKS  hapë      Panairin e Librit të  15 –in me radhë  në Prizren. Lidhur  me këtë panair   na njofton koordinatori i këtij panairi magjistër Ilir Gashi, i cili njofton se nga sonte  deri me  më 31 korrik,2023  në Sheshin e Lidhjes në Prizren do të mbahet edicioni i XV-të i Panairit të Librit “Prizreni 2023”. Edhe në këtë edicion të panairit të librit po  marrin pjesë shtëpitë botuese nga Kosova dhe Shqipëria. Në kuadër të edicionit të XV-të të panairit të librit do të mbahen edhe mbrëmjet letrare me autorë nga Kosova, Shqipëria dhe Turqia të cilat organizohen në Kej afër Xhamisë së Sinan Pashës  tregon Gashi. Derisa njëra nga  pjesëmarrëset e  këtij panairi zonja Vjollca  Zalli , pohon se  është  hera e parë që merr pjesë në këtë panair, por ka dëgjuar se këtu ka  njerëz ma traditë e kulturë të lartë  për librin. Derisa  koordinatori Gashi  uron që në këtë freskët  mbrëmjeve të bukura në Prizren , të dalin dhe  të  furnizohen dhe pisen  me  botimet të më reja që ofrojnë shtëpit  botuese për prizrenasit.