Çitaku pas vendimit të ARBK’së ndaj Klan Kosovës: A ka Kosova Presidente?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të reagojë lidhur me vendimin ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka pyetur “A ka Kosova Presidente?”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“A ka Kosova Presidente? Fol Presidente. Fol. Vepro. Nëse je Presidente”, ka shkruar Çitaku.