Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Policia, sipas njoftimit, doli në vendngjarje pasi morën informacionin nga ekipi mjekësor. Vdekja është konsideruar e dyshimtë, ndërsa kanë filluar të gjitha veprimet për ndriçimin e plotë të rastit. “Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, bëhet e ditur në njoftim.